Një automjet Porsche është hedhur në treg me çmim të gabuar, ndërsa blerësit e mundshem që panë reklamën në internet morën në konsideratë blerjen për shkak të çmimit të leverdisshëm. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe bëhet fjalë për një automjet Porsche Panamera.
Një përfaqësi e Porsche në qytetin e Yinchuan listoi automjetin e ri për 124,000 juanë (18,300 dollarë, 15,000 £).
Kjo është vetëm një pjesë e çmimit që duhet të ishte në të vërtetë. Panamera ka një çmim fillestar prej 148,000 dollarë.
Promovimi tërhoqi qindra qytetarë që nxituan të blinin automjetin.
Por nuk zgjati shumë deri sa kompania reagoi dhe ndryshoi çmimin, duke thënë se ishte një gabim. Përfaqësia e Porsche në qytetin Yinchuan shpjegoi situatën dhe kërkoi ndjesë.
“Meqenëse kishte vetëm një automjet në magazinë, në përputhje me procesin e shitjes, Porsche Center Yinchuan ka komunikuar me klientin e parë i cili bëri një tarifë rezervimi të rimbursuar në internet dhe ka negociuar me të duke arritur një rezultat të këndshëm”, tha një zëdhënës i prodhuesit gjerman të makinave.