Portë e artit dhe kreativitetit! “Tingujt e Çarshisë” për të 13-ën herë në Shkup

Për të 13-tën herë me radhë , në organizim të Qendrës Informative Kulturore – Shkup, nga 16-18 shtator, në pjesën e vjetër të Qytetit të Shkupit në Çarshinë e Vjetër, do të mbahet manifestimi tradicional “ Tingujt e Çarshisë”, event që në konceptin e saj , si projekt filloi me idenë për ringjalljen e Çarshisë, pjesën më te vjetër dhe më te bukur të qytetit e cila pa hezitim hapi portat e artit dhe kreativitetit.
Edhe këtë vit programi i manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, do të jetë i pasur.
Me datë 16 shtator(e hënë)
14:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Krijime letrare të shkrimtarëve me titull “Çarshija e vjetër e Shkupit në veprat e krijuesve letrarë”
18:00 – Ura e Gurit, Ekspozitë e fotografive të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, nga Arbnora Mehmeti dhe Zoran Shekerov
17:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, AKV “ILIRIDA” Shkup, AKV “Studio folklor” Shkup, AKV “Shamikuqet” Ferizaj, AKV “Jeni Joll” Shkup
18:00 – Pllatoja para Universitetit të Evropës Juglindore, BRASSTET – Shkup
19:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Emin Salihi – Band (Solistët: Hana Palloshi, Filonid Aliu, Donika Domazeti)
19:00 – QIK – Shkup, Ekspozitë Z.U.K. SILINDART, 16.09 – 18.09 2019
20:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, performancë soliste nga kitaristi Artan Kastrati me kompozimet e tij
21:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Performanca e Baletit “DREAM”
21:00 – Sheshi “SKENDERBEJ”, Coda Band
22:00 – Parku i Kalasë së Shkupit, kinema nën qiell të hapur, Filmi “KTHIMI”

Marketing

Me datën 17 shtator (e martë)
20:00 – Pllatoja para Universitetit të Evropës Juglindore, Shkatërim Ritmi nga Ismet Ramiqeviq dhe muzika nga Secko Haxhiç
21:00 – KONCERT , Ura e Gurit, Sheshi Filip II
DJ ELEKTRON
TAMARA TODEVSKA
YLL LIMANI
DAFINA ZEQIRI – DAFFY

Me datë 18 shtator ( e mërkurë)
21:00 – KONCERT / / Ura e Gurit, Sheshi Filip II

DJ PITTI
KANITA SUMA
LINDON BERISHA
ELVANA GJATA

Në skenën e këtij manifestimi, për 13-të vite me radhë , kanë defiluar shumë këngëtarë të njohur, piktorë, balerin, animues, grupe të njohura, maqedonase, shqiptare, turke, rome. Ky manifestim është i ideuar që të jetë multikulturor.

Marketing