Portieri i Manchester United detyrohet të pensionohet në moshën 23 vjeçare

Portieri i Manchester United, Paul Woolston është pensionuar në moshën 23 vjeçare. Portieri anglez kishte probleme të vazhdueshme me lëndime dhe nuk ia ka dalur t’i tejkalojë ato.

Marketing

Woolston iu nënshtrua operacionit dy herë brenda dy muajve, më mars dhe prill të vitit të kaluar. Me urdhër të mjekëve, portieri 23 vjeçar ka marrë lajmin e hidhur se nuk mund të vazhdojë karrierën më në futboll.

Woolston ishte portier i parë i skuadrës të rezervave te Manchester United.

“Kam folur me të një ditë më parë dhe i kam thënë se gjëja më e rëndësishme është jeta, më shumë se futbolli, për sa i përket një jete të mirëfilltë. Unë kam qenë duke u stërvitur me të, kur ai ishte në formë, dhe është një lajm shumë i trishtuar. I uroj gjithë të mirat. Ai është një djalë i madh, një portier i madh dhe të gjithëve na vjen shumë keq për të” ka thënë De Gea.