Thaçi: Kongresi i ASH, funeral i turpit i Ziadinit – PDSH-ja do të ringritet 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi e ka quajtur funeral Kongresin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) që është caktuar për ditën e diel. Në një intervistë për TVM2, ai ka thënë se “mashtrimet e drejtuesve të ASH-së do të marrin fund të dielën” dhe pret që me pas PDSH-ja e tij të “forcohet si alternativë e vetme përballë BDI-së”.

Marketing

“Në Likovë në 2013-tën ne i kemi pasur 5500 vota, BDI-ja 5300, ndërsa dje Ziadini i pat 1600 ndërsa BDI-ja 7200. Pres që kjo pjesa e mashtrimit, e tradhëtisë ndaj PDSH-së apo alternativës së vërtetë të pushtetit, të dështojë brenda kësaj jave, në atë funeralin e ditës së diel që ata e quajnë kongres, që është funerali i turpit i Ziadinit dhe një tradhti ndaj një familjeje të vetë. Pas kësaj pres një ringritje të PDSH-së dhe një konkurencë të fuqishme me BDI-në”, tha Thaçi.

https://www.facebook.com/watch/?v=517803073193041&t=0

Marketing