Portieri i skuadrës së PSG-së, Keylor Navas ua ka siguruar strehimin 30 personave nga Ukraina, të cilët arritën të arratiseshin nga vendi i tyre që po përballet me agresionin rus, transmeton Reporteri.net.
“Diario Sport”, medium spanjoll ka raportuar se portieri i PSG-së mësoi për një aksion bamirësie të një shoqate humanitare në Barcelonë , ndaj vendosi t’i bashkohet nismës dhe t’u ofrojë atyre strehim në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez
“Ai bleu 30 shtretër që i vendosi aty ku ka kinemanë; e shoqja i ka bërë ushqim, i kanë dhënë rroba dhe kanë bërë kult ungjilltar pasi edhe portieri i PSG-së është ungjilltar”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediumi spanjoll.