Portugalia merr me vete Korenë e Jugut në fazën tjetër

Koreja e Jugut mposhti 2-1 Portugalinë, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë, e duke kaluar në 1/8 e Botërorit “Katar 2022”.

Horta kaloi në avantazh portugezët që në minutën e pestë, ndërsa barazimi i koreano-jugorëve erdhi në minutën e 27, me anë të Kim Young-Gwon. Goli i triumfit për Korenë e Jugut erdhi në minutën e parë shtesë, me Hwang Hee-Chan.

Marketing

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat kaluan më tej, me Portugalinë në vendin e parë, ndërsa Koreja e Jugut në të dytin, me pikë të barabarta me Uruguain, por me më shumë gola të shënuar.

Uruguai fitoi ndeshjen ndaj Ganës me rezultatin 2-0, falë golave të Arrascaeta, në minutat 26 dhe 32. Më parë, kapiteni i ganezëve, Ayew, pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh ekipin e tij, por nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.