Portugalia mposhtë Turqinë, Uellsi me fitore ndaj Austrisë, ndërsa Suedi – Republika Çeke shkojnë në vazhdime

Portugalia, Uelsi kanë arritur fitore mjaft të rëndësishme në kuadër të play-offit të Kupës së Botës, Katar 2022.

Marketing

Portugalia mposhti me rezultat 3:1 Turqinë, në ndeshjen e play-offit të Kupës së Botës.

Ekipi i Fernando Santos edhe përkundër mungesave të mëdha arritën të mposhtin ekipin e Turqisë.

Në minutën e 15` të ndeshjes shënoi Otavio, për t`ia dhuruar epërsinë portugezëve. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, rezultatin e dyfishoi Diogo Jota (42`).

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë ishte mjaft intensive nga të dyja kombëtaret.

Ishte minuta e 65` kur Burak Yilmaz shënoi për Turqinë, për të ngushtuar rezultatin.

Turqit u munduan të barazonin pas golit të parë, por e humbën mundësin e artë nga pika e bardhë nuk shënoi Burak Yilmaz në minutën e 85` të ndeshjes.

Në minutën 90+ shënoi Luiz, për 3:0 për Portugalinë.

Pas kësaj fitore shumë të rëndësishme Portugalia do të përballet në ndeshjen e dytë të play-offit për biletën e fundit në Kupën e Botës, Katar 2022 me fituesin e ndeshjes Itali – Maqedonia e Veriut.

Uellsi ka arritur fitore minimale 2:1, por mjaft të rëndësishme ndaj Austrisë. Bale shënoi dy gola të bukur në fitoren e Uellsit, ndërsa autogoli i Davies, ishte goli i vetëm i Austrisë.

Uellsi do të përballet në ndeshjen e fundit për kualifikim në Kupën e Botës me fituesin e ndeshjes Skoci – Ukrainë (ndeshje kjo që është shtyrë, për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës).

Marketing