Post referendumi. Çka tani?

Referendumi i 30 shtatorit, i ashtu nominuar si referendumi për Maqedoninë në NATO dhe BE, nuk solli asgjë më pak e as më shumë sesa atë që e dinte çdo qytetar. Fryma pro-ruse e shumicës së komunitetit maqedon nuk lejonte askënd që të bënte “bajram me mendt” e veta dhe të mendonte se një referendum i tillë, në rrethana normale, mund të dilte i suksesshëm. E gjithë kjo situatë u krijua si një aventurë naive, në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq, si një komplot mbarë maqedon kundër ndryshimit të emrit.

Marketing

Sido që të jetë, referendumi- dështimin kushtetues, edhe pse nga partitë maqedone u lexua ndryshe, krijoi një konfigurim të ri në perceptimin politik në Maqedoni. Ndryshoi shumë gjëra që para referendumit dukeshin pak, mos themi aspak, të arritshme.

Sipas rezultateve zyrtare, në referendum morën pjesë 36.89% e qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore, ose 666.344 votues. Nga ato 91.46% u shprehën PRO referendumit, ose 609.427 votues dhe 5.66%, ose 37.667 votues u shprehën kundër referendumit.

Nëse do të bënim krahasim të këtyre rezultateve me ato të zgjedhjeve më të afërta-lokale në të cilat dolën rreth 1.100.000 votues dhe nëse do bazohemi me fushatën e para referendumit, ku LSDM dhe gjithë partitë shqiptare ishin pro referendumit dhe e vetme VMRO ishte kundër, rezulton se mbi 500 mijë votues, përgjithësisht maqedonë, i janë bindur thirrjes së VMRO-së dhe nuk kanë dalur në referendum.

Edhe pse kryeministri Zaev, duke u bazuar në mbi 600 mijë vota PRO referendumit, mes te cilëve shumica e votuesve jo maqedonë dhe shumica e asaj shumice ishin shqiptarë, u paraqit si triumfues, për të cilin mund edhe të kishte të drejtë, por në aspektin politik, mendoj se është një dështim i madh. Dështimi i madh qëndron në faktin se , nëse Zaev thirret në 600 vota, ndër to edhe vota të BDI-së, Aleancës për Shqiptarë, dy BESA-ve, turqve dhe partive rome, atëherë, siç theksuam edhe më sipër, 500 mijë vota që nuk dolën në referendum do të ishin të VMRO-së.

Ndërsa ,nëse do të pasqyrohej ky ,i njëjti rezultat edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nëse të gjithë partitë do dilnin veçmas , atëherë VMRO-ja do të ishte fituese absolute e zgjedhjeve dhe mandatin për formimin e qeverisë do ta merrte VMRO-ja.

E gjithë kjo situatë e krijuar pas referendumit, rezultatet jo shumë shpresëdhënëse për autoritetin e tyre, veçanërisht brenda elektoratit maqedon, LSDM-në dhe kryeministrin Zaev e ka futur në panikë. Panika më e madhe është edhe për faktin se u treguan jo seriozë në raport me faktorin ndërkombëtar. Ky jo seriozitet gradualisht po zbeh edhe besimin që ata kishin në të dhe që, padrejtësisht, përmes faktorit politik shqiptar në Maqedoni, atë, si humbës në zgjedhjet parlamentare të 2016, e sollën në pushtet.

Përkrahja për LSDM-në dhe kryeministrin Zaev nga faktori ndërkombëtar u tregua edhe gjatë referendumit. Ardhja e Kancelares Gjermane, Merkel; sekretari amerikan i mbrojtjes, Metis; sekretari i NATO-s, Stoltenberg, si dhe shume politikanë dhe burra shtetesh të fuqishme europiane, treguan se besimi i tyre te Zaev ishte i madh dhe ata ishin të sigurtë në suksesin e referendumit.

Çfarë zhgënjimi!!!
Zhgënjim nga një aventurë komplet e pa nevojshme, e pa arsyeshme dhe pa fuqi kushtetuese.

Në vend që të shfrytëzojë përkrahja e madhe nga gjithë faktorët vendas dhe ndërkombëtarë për agjendën e tij tani më të dyshimtë euro-atlantike, kryeministri Zaev zgjodhi që të futet në grackën e dredhisë retoriko-populiste të ish kryeministrit Gruevski, për t’u futur në lojën e humbur për të , Organizimin e Referendumit.

Ai me gjithë ata “karta të fuqishme” në duar, me një VMRO gati të vdekur si pasojë imazhit të tyre kriminal gjatë qeverisjes gjer para disa vitesh, të pa konsoliduar dhe me një lidership në “ajër”, kishte mundësi shumë të mëdha që gjërat, përmes guximit politik, t’i dërgonte në rrugën e duhur. Madje as që i duhej fare referendumi si një veprim konsultativ dhe epilog të para ditur- dështimin, si pasoj e asaj që theksuam më sipër, se komuniteti maqedon, si me përkatësi gjenetike sllave, në shumicë janë me orientin pro-rus, kundër NATO dhe BE.

Ai, në vend të fushatës së kotë për referendum, duhej që me gjitha forcat, me luftën e guximshme të një lideri për të bindur opozitën dhe deputetët për rëndësinë e Integrimit, me “luftën” për të kërkuar aleatë mes opozitës, fundja edhe me kushtëzimin e opozitës, por pse jo edhe përmes instrumentit të frikësimit të eksponentëve të VMRO-së të akuzuar për krim dhe korrupsion, duhej të siguronte numrat e nevojshëm në parlament për ndryshimet kushtetuese.

Në thelb të gjendjes në të cilat gjendet sot LSDM dhe kryeministri Zaev, por edhe shteti, gjërat janë komplet të paqarta. Problemi i vërtetë qëndron te mendësia e liderëve maqedonë, që çdo dështim të procesi mundohen ta mbulojnë me organizim zgjedhjesh. Këtë e bënte edhe Gruevski, këtë tani e bën edhe Zaev.

Por dallimi mes të dyve është se Gruevski ishte i bindur në fuqinë elektorale të partisë së tij, ndërsa Zaevi, në rast se do të dështoja tendenca parlamentare, po e bën nga frika e rënies së autoritetit dhe duke shpresuar në aleancën me të gjithë partitë jo maqedone, veçanërisht ato shqiptare. Me “lojën” për të hyrë në zgjedhje, ai më e hedh pas shpatullave dhe e harron çështjen e “Emrit” dhe “loja” e tij është vetëm për të zgjatur mandatin qeverisës.

Në këto momente, Ideja për zgjedhje të parakohshme, kur dihet se nuk ka asnjë shans që të arrihen afatet e nevojshme për integrim, por edhe duke tentuar që faktori politik i ashtuquajtur për integrim me qëllim të krijimit të shumicës kushtetuese parlamentare për ndryshime kushtetuese, a nuk do ta ketë të njëjtën natyre si referendumi? A nuk do ta ndan po njëlloj elektoratin?

Kush garanton se “Koalicioni për Integrim” përballë VMRO-së do ti merr numrat e nevojshëm për të cilat do të organizohen zgjedhje? Çfarë nëse shumicën e elektoratit maqedon, përmes narativit populisto-nacionalist, si edhe në referendum, e merr VMRO-ja? Çfarë pas zgjedhjeve nëse gjërat ngelin po kështu si janë? Apo me rëndësi është vetëm zgjatja e pushtetmbajtjes për kryeministrin Zaev?

Të gjitha pyetjet e lartë parashtruar kanë vetëm një përgjigje: Faktori Shqiptar në lojë! Kësaj here jo për të shpëtuar për të tretë herë “kokën” e Zoran Zaevit, siç bënë në Zgjedhjet Parlamentare të 2016, as siç bënë me referendumin dhe që Zaev u krenua me rezultatin “PRO”, por përmes unifikimit dhe kushtëzimit të faktorit politik maqedon.

Fundja edhe duke insistuar për një tryezë të përbashkët të të gjitha partive dhe aty duhet thënë troç:
Zgjedhje nuk ka! Gjithçka duhet bërë me konsensus mbarë shtetëror dhe gjithë partiak. përndryshe ne nuk mund të jemi peng i filozofisë tuaj anti perëndimore. Gjë që do na imponojë që ne të gjejmë rrugën e integrimit dhe kërkesat tona do të ndryshojnë, pse jo edhe referendumi i radhës të organizohet nga shqiptarë për…

Marketing