Minjtë po shëtisin në ambientet e shkollës fillore “Panajot Ginovski” komuna e Butelit, Shkup. Shumica e prindërve të shqetësuar, dhe sot kanë dalë së bashku me fëmijët të protestojnë. Njëri nga prindërit i tha TV21 se fëmijët 3 ditë nuk janë duke e ndjekur procesin mësimor.
“Fëmijët nuk janë duke e ndjekur procesin mësimor, normal u shqetësuam. Kërkojmë që të pastrohet dhe të dezinfektohet. Nëse bëhet dezinfektimi fëmijët nuk duhet të jenë në shkollë, për sigurinë e fëmijëve, kërkojmë që të pastrohet shkolla”.
https://fb.watch/yTDmn5jYqQ/