Pranim – dorëzimi i postit në MPB

Ministri i deritashëm I Brendshëm, Oliver Spasovski, ia ka dorëzuar detyrën, Ministrit të ri të emëruar në këtë post, Pançe Toshkovskit, që ishte emëruar nga VMRO-DPMNE-ja si pjesë e qeverisë kenike.

Marketing

Në aktin e pranim – dorëzimit, Ministri Toshkovski ka falënderuar Spasovskin për angazhimin e tij të deritashëm në këtë ministry, ka njoftuar MPB-ja.

“Duke përmbyllur këtë kapitull, vlerësoj se po lë trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për suksese të reja” – ka shkruar në Facebook, ish-Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski.

“Mandati im në MPB ishte periudhë e ndryshimeve intensive, reformave të fuqishme dhe përkushtimit të palodhshëm për sigurinë e qytetarëve. Vendosëm standarde të reja dhe këto përpjekje rezultuan me shkallë më të lartë të sigurisë dhe besimit të opinionit” – shkruan Spasovski nëpër rrjetet sociale.

Zv/Ministër plotësues në MPB është Mitko Bojmacalievi, shefi I deritashëm I Kabinetit të Spasovskit, I cili I potencoi përpjekjet e ekipit për mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve dhe përforcimin e kapaciteteve të policisë për të siguruar zgjedhje të qeta.

“Me gatishmërinë dhe profesionalizmin e punonjësve, detyra jonë është të sigurojmë process transparent, korrekt dhe të lirë. Më lejoni të jemi kategorik – pres që punonjësit në MPB të punojnë kryesisht sipas ligjit. Ju nuk I keni borxh askujt dhe pres që të mos nënshtroheni ndaj presioneve dhe shantazheve” – tha Mitko Bojmancaliev, zv/ministër plotësues në MPB.

Por, Ministri I ri I brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, I ka duart e lidhura për të zbatuar në mënyrë të pavarur politikën e tij. Ai mund të kryejë maksimalisht 15 shkarkime ose rishpërndarje në nivele më të ulëta apo më të larta. Nëse emëron udhëheqës të rinj, ai ka për detyrë që me propozim të zv/Ministrit plotësues të emërojë edhe zëvendësit e tyre.

Të dy do të kenë nënshkrime të lidhura, respektivisht nëse ndonjë akt nënshkruhet vetëm nga njëri, nuk do të jetë I vlefshëm.