Pranohet ankesa e ASH-AAA! Rivotim në një vendvotim në Dibër, më pastaj rrethi i dytë?

Gjykata Administrative ka njoftuar se padia e paditësit Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pranohet.

Marketing

Kontestimi i vendimit të KSHZ-së shkatërrohet dhe vendoset që:

“Ankesa e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Tetova për dëmtim të procedurës për votim dhe grumbullim të rezultateve në Kodin Zgjedhor, pranohet. Prishen rezultat e votimit të listës së kandidatëve dhe këshilltarëve në Komunën e Dibrës për vendvotimin 0543 në zgjedhje lokale 2021″, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative