Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të lirohet pasi Apeli ia ka hequr paraburgimin, konfirmojnë nga gjykata për “Fokus”.
“Apeli i të paraburgosurit është lënë në fuqi, vendimi është ndryshuar, pra është pranuar garancia dhe është hequr masa e paraburgimit”, thonë nga Gjyata e Apelit.
Nga Gjykata shtojnë se Kamçevit i është caktuar masa e kujdesit, përkatësisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë dhe të mos largohet nga vendbanimi, përkatësisht të mos largohet nga Shkupi.
Siç mësojmë nga mbrojtja e Kamçevit, ai ka ofruar një garanci prej 11 milionë eurosh, e cila përbëhet nga prona dhe para në dorë.
Natën e Vitit të Ri e ka kaluar në Spitalin “Sistina” dhe është ende aty, ndaj do të dalë nga spitali.
Kujtomë se dy ditë para Vitit të Ri është liruar ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.