Është pranuar kërkesa e familjes Ademaj, për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt, dhe rivarrosjen e saj në fshatin e prindërve.
Rivarrimi i Liridona Ademaj, e cila u vra gjatë të mërkurës mbrëma, ku dyshohet se vrasjen e ka porositur burri i saj Naim Museli, do të bëhet me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00.
”Njoftim mortor nga familja Ademaj .
Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 behet nesër me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00”, thuhet në njoftim.