Nëse në pranverë mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale edhe ato të parakohshme parlamentare, atëherë Holanda, Danimarka dhe Franca mund të kërkojnë një vonesë për dhënien e datës së fillimit të negociatave të ardhshme me BE-në që janë paraparë të fillojnë me 1 qershor, njofton “Zhurnal”.
Burime qeveritare thonë se një pjesë e LSDM-së dhe disa parti të koalicionit, mendojnë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev fillimisht ishte për këtë ide, por pastaj e ka kundërshtuar atë pasi mund të kishte shtrembëruar procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe sidomos në reformat që janë shpallur në ekonomi dhe në gjyqësor. Prandaj, pritet që të ketë rezistencë nga tre shtetet anëtare të BE-së.