Gjatë ndeshjes së Champions League ndërmjet Interit dhe Liverpoolit të mërkurën në mbrëmje, tifozët e Interit përshëndetën 8-vjeçarin shqiptar Gabriel Çelaj me një pankartë të vendosur në tribunë.
“U prehsh në paqe Gabriel, luftëtar i vogël”– shkruajtën tifozët duke kujtuar 8-vjeçarin shqiptar nga Vlora që sëmundja i preu në mes ëndrrat që kishte për t’u bërë futbollist.
Gabrieli vdiq nga limfoma (lloj kanceri që prek sistemin limfatik). Ai luante në skuadrën e Gso San Fereolo dhe ishte tifoz i skuadrës milaneze të trajnerit Simone Inzaghi.
Qyteti i Lodit, miq dhe të afërm e përshëndetën për herë të fundit vogëlushin të martën, në kishën e Robadello