Ata janë pa dyshim një nga çiftet më të famshëm në botë. Shakira dhe Gerard Pique e niswn romancën e tyre në vitin 2010, në të njëjtën kohë kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, madje futbollisti u shfaq në një video të këngës së saj “Waka waka”. Mirëpo, pas më shumë se dhjetë vitesh lidhje dhe dy fëmijëve së bashku, çifti ende nuk është martuar .
Të dy jetojnë së bashku në Barcelonë dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha. Pavarësisht se kanë një dekadë së bashku dhe jetojnë si çift i vërtetë, Pique dhe Shakira ende nuk janë martuar dhe nuk do të martohen, të paktën duke gjykuar nga fjalët e këngëtares kolumbianes.
Në një intervistë në podcastin “Planet Weird”, Shakira zbuloi arsyen pse ata nuk janë martuar ende, duke theksuar se nuk dëshiron që Pique ta shohë atë si gruan e tij dhe se dëshiron të ruajë magjinë duke qenë “e dashura e tij”.
“Më tremb ideja e martesës. Është si një frut i ndaluar, preferoj ta mbaj të kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur.
Më herët dyshja kanë shpjeguar vazhdimisht përmes mediave se nuk janë një “çift tradicional” dhe për këtë është e vështirë të besohet se do të martohen së shpejti.