“Prej autoriteteve bullgare kam parë vullnet të gjenden zgjidhje sa më parë me Maqedoninë e Veriut”

Franca vlerëson se për momentin nuk mund të caktohet një datë specifike për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Marketing

Një zgjidhje për problemet mes dy vendeve duhet gjetur sa më shpejt të jetë e mundur, por përcaktimi i afateve mund të prishë ritmin e procesit. Kështu deklaroi Sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane, Kleman Bon, para gazetarëve në Sofje pas vizitës.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Kleman Bon tha se ka vullnet tek qeveria e re bullgare dhe tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Shkup për ta vazhduar dialogun. Sipas Kleman Bon, Franca është e gatshme ta mbështesë këtë proces si partnere dhe si kryesuese e radhës me Këshillin e BE-së.

Që të ruhet stabiliteti i Ballkanit, tha ai, Franca nuk mund të presë shumë gjatë por në të njëjtën kohë duhet të kemi mirëkuptim për problemet që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhin.

“Po e lë Sofjen me vetëbesim dhe shpresë, pasi prej autoriteteve bullgare kamë dëgjuar vullnet të gjenden zgjidhje sa më parë”, deklaroi Kleman Bon.

Ai kujtoi se Franca ka kërkuar metodologji të re për negociim me vendet të cilat tashmë i kanë filluar negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, si dhe ato të cilat duhet të negociojnë, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Këto negociata tashmë nuk duhet të jenë ligjore, teknokrate dhe automatike, duhet pasur edhe proces politik dhe reverzibil në diskutimet për zgjerimin, theksoi sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane.

Gjatë vizitës në Sofje, Kleman Bon ishte pritur nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri Kirill Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Marketing