Shpërthen vetura e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgji Manaskov

Mbrëmë Oda Ekonomike e Energjetikës së Maqedonisë në profilin e saj në Facebook njoftoi se vetura e kryetarit të Odës Ekonomike Gjorgi Manaskov ka shpërthyer në autostradën te udhëkryqi në Vizbeg në drejtim të Shkupit.

Marketing

Gjatë momentit të shpërthimit Manaskov ishte në makinë bashkë me një udhëtarë.

Oda e Tregtisë bën me dije se policia e ndërhyrjes së shpejtë që ndodhej aty pranë dhe zjarrfikëset kanë reaguar menjëherë, por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin Mercedesin S200 të zi, i cili u dogj krejtësisht në më pak se 3 minuta.

Nga Oda Ekonomike e Energjetikës bëjnë të ditur se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Marketing