410 persona kanë humbur jetën deri më tash si pasojë e koronavirusit në Kosovë, që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.
Vetëm gjatë ditës së fundit, nëntë persona ndërruan jetë pasi ishin infektuar me COVID-19.
Por, lajmi i mirë qëndron në numrin në rritje të të shëruarve.
152 të infektuar u shëruan sipas raportit të së hënës së Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të arritur në 7.343 të shëruar nga virusi COVID-19.
3.792 raste janë aktive, shumica prej tyre janë të izoluar në shtëpi, ndërsa një pjesë me gjendje jostabile shëndetësore janë të hospitalizuar.