Obligimi për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete fillon të vlejë prej 15 nëntorit dhe do të zgjasë deri 15 mars të vitit të ardhshëm.
Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit ju bëri apel shoferëve që të jenë të përgjegjshëm dhe ta respektojnë detyrimin ligjor.
“Edhe pse kushtet klimatike janë stabile, megjithatë periudhën e ardhshme pritet të ketë temperatura minus, posaçërisht gjatë orëve të mëngjesit”, thonë nga KRSK.
Shoferët të cilët nuk do ta respektojnë ligjin do të kenë gjobë prej 45 euro, apo do t’u regjistrohen 25 pikë negative.