Prej nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në 3.390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Marketing

Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të KOVID-19 për herë të parë do të zhvillohet tre ditë.

Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët me KOVID-19 dhe personat në vetizolim. Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa të personave pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahet nesër. Deri te KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa prej gjithsej 80 komunave në 57 do të votojnë të sëmurët me Kovid-19 dhe personat në vetizolim.

Të martën, më 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak. Sipas informatave të KSHZ-së, nga 9.499 të sëmurë, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë kronik në KZK janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët sipas udhëzimeve të Komisionit kanë dërguar dokumentacion përkatës mjekësor për të dëshmuar se kanë nevojë për votim në shtëpinë e tyre. Votimin të martën do ta kryejnë këshillat zgjedhorë.

Më 15 korrik të mërkurën, vendvotimet do të hapen në orën shtatë, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më shumë nga zgjedhjet e zakonshme të mëparshme, kur vendvotimet mbyllen në orën 19:00.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person që është i regjistruar në librin e listës së votimeve dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë. Votimi bëhet personalisht.

Votimi do të zhvillohet në pajtim me protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë masa të mbrojtjes në vendvotime për njerëzit që e zbatojnë votimin, si dhe për votuesit.

Sipas protokollit për votim, së pari policia në derën e hyrjes së vendvotimit do të kërkojë votuesit të vendosin maskë mbrojtëse.

Pas hyrjes në objekt, rendi për votim pritet në distancë.

Nuk guxon të ketë votues që do të refuzojë të nënshkruhet në Listën zgjedhore.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të dikujt tjetër është i ndaluar

Zbulimi i fshehtësisë së votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e fshehtësisë së votuesve. Është e ndaluar votimi familjar ose grupor në emër të tjetër kujt.

Votimi përfundon në orën 21:00

Vendvotimi mbyllet në orën 21:00, ndërsa personat që gjenden në vendvotime do t’u mundësohet të votojnë.

Nëse vendvotimi ndërpritet më pak se një orë nuk vazhdon pas orës 21, por nëse ndërpritet më sumë se tre orë nuk vazhdon ditën e njëjtë.

Në vendvotim askush nuk guxon të vjen i armatosur, përveç pjesëtarëve të policisë. Policët mund të hyjnë në vendvotim vetëm në rast nëse thirren nga këshillat zgjedhorë dhe kur do të vërejnë prishje të rendit dhe qetësisë.

Numërimi i votave

Materialin zgjedhor këshillat zgjedhorë e dorëzojnë në KSHZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KSHZ-ja kompetente pastaj i mbledh rezultatet e votimit, përbën procesverbale dhe i dorëzon në KSHZ.

KSHZ rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Ankesa

Çdo bartës i listës së kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe konfirmim të rezultateve të votimit mund të dorëzojë ankesë deri te KSHZ në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të ngritet padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit.