RMV/ Prej nesër hapen të gjithë kufijtë

Qeveria ka vendosur që nga nesër, 17 qershor, të hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend duke zbatuar masat që janë ende aktive, dhe për të hyrë në Maqedoninë e  Veriut  është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.

Marketing