Qyteti i Shkupit informon se nga nesër (31.08.2019, e shtunë) duke filluar nga ora 8:00 deri të dielën (01.09.2019) në ora 8:00, bulevardi Krste Misirkov do të mbyllet plotësisht për trafik në pjesën prej te qarkorja Bit- Pazar deri te kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev, drejt qendrës (ana e Bit Pazarit). Për këtë arsye, trafiku motorik dhe i autobusëve do të zhvillohet përmes qarkores Bit-Pazar, bulevardin Aleksandri i Maqedonisë, rruga Bellasica dhe bulevardi Goce Dellçev.
Gjithashtu, nesër (31.08.2019, e shtunë), do të kryhet asfaltimi me shtresë përfundimtare në bulevardin Koço Racin në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin Kuzman Josifovski Pitu deri te kryqëzimi me rrugën Shën Qiril dhe Metodi në drejtim kah qendra. Për këtë qëllim, kjo korsi rrugore do të mbyllet 24 orë. Transporti i autobusëve do të ridrejtohet në bulevardet Krste Misirkov, Goce Dellçev dhe Filip i dytë i Maqedonisë.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që ta respektojnë regjimin e përkohshëm të trafikut dhe sinjalizimin e vendosur rrugor, dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet e rrugës.