Prej nesër pasdite nis rënia e temperaturave

Ndryshim të konsiderueshëm të motit me ftohje dhe erë të përforcuar prej nesër paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Marketing

“Nesër në gjysmën e parë të ditës moti do të jetë i ngrohtë me erë mesatare jugperëndimore dhe perëndimore. Pasdite dhe veçanërisht nga fundi i ditës për shkak të masës së ftohtë të ajrit nga veriu do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shi të shkurtër në veri dhe perëndim të vendit.

Që në paradite, duke filluar nga veriu, do të fillojë të fryjë erë e fuqishme veriperëndimore me shpejtë prej rreth 92 kilometra në orë, ndërsa kjo do të thotë ftohje të shpejtë gjatë natës dhe në ditët në vijim”, kumtoi DPHM-ja.

Prej atje paralajmërojnë se nga dita e martë moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë të fuqishme veriore, si dhe dukshëm më ftohtë. Temperatura e ditës në një pjesë të madhe të vendit do të ulet për 10 gradë, ndërsa në disa vende edhe për 15 gradë Celsius. Nga e mërkura në mëngjes, megjithatë, ulje të dukshme do të ketë edhe tek temperatura e mëngjesit, e cila në disa vende do të bie edhe rreth zeros.

Marketing