Prej sonte çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë në pompat e benzinës të “Makpetrolit” do të shiten me çmime më të larta. Rritja siç kumtojnë nga kompania, është për shkak rritjes së çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore.
Siç kumtojnë nga kompania prej sonte Ultra 95 do të shitet me çmim prej 72 denarë për litër, Ultra 100 për 72 denarë, Diseli 66 denarë, Bio diseli 67 denarë dhe vaji ekstra i lehtë 54,50 denarë.

Marketing

Nga kompania paraprakisht paralajmëruan se ato do t’i formojnë çmimet me pakicë nëse këtë nuk e bënë Komisioni Rregullator për energjetikë, i cili duhet t’i përcaktojë çmimet në pajtim me vendimin e ri ligjor i cili tashmë është miratuar.

“Ligji është miratuar, mbetet Komisioni Rregullator t’i përcaktojë çmimet e derivateve, nëse Komisioni Rregullator nuk i përcakton, atëherë jemi të gatshëm t’i caktojmë”, potencuan nga kompania gjatë paralajmërimit se prej nesër do të lëshohet në përdorim pompa e rinovuar e benzinës në hyrje të Kumanovës.

Nga “Makpetroli” paralajmëruan se do t’i modernizojnë edhe pompat tjera në vend.

Marketing