Në Gjykatën themelore penale Shkup sot do të promovohet pajisja teknike për audio incizim të seancave gjyqësore, donacion nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Me atë rast, Gjykatën do ta vizitojë delegacioni i Ambasadës së SHBA-së në Shkup, i kryesuar nga ambasadorja, Kejt Mari Bërns. Nga Gjykata informojnë se me pajisjen e re sot do të incizohet seanca kryesore e lëndës me numër 1500/19.