Prej sot gjoba për mos mbajtje të maskave

Prej sot, 1 maj çdo qytetar që nuk i mban pajisjet mbrojtëse për hundë dhe gojë do të gjobitet.

Marketing

Pajisja mbrojtëse mund të jetë maska, mindili dhe shalli, të cilat duhet ta mbulojnë hundën dhe gojën.

“Këto pajisje duhet të mbahen në të gjitha objektet publike të institucioneve shtetërore, markete, dyqane, banka, posta, transport publik, sportele, institucione shëndetësore dhe të ngjashme, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Mbajtja e tyre është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura atëherë kur nuk mund të mbahet distanca fizike prej 2 metrave.

Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse nuk janë të detyrueshme për qytetarët që qëndrojnë në oborr të shtëpisë, ngasin biçikletë, bëjnë sport në ambient të hapur, udhëtojnë me veturë me persona me të cilët jetojnë dhe nëse gjenden në ambient të hapur ku mund të mbahet distanca fizike prej 2 metrave.

Marketing