Testimi për koronavirusin prej sot në Shkup do të bëhet në Poliklinikën e Çairit, ndërsa deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mlin Ballkan”. Edhe dy pika do të hapen në qytetet tjera të vendit.
Sistemi i caktimit në pikat e reja, që janë plotësim i 14 aktuale, do të mbetet sipas parimit të paraqitjes përmes mjekëve amë.
Komisioni nga Ministria, shtoi ministri, e ka kryer kontrollin në të gjitha, përveç në një institucion privat – në të dyja spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”, në laboratorin “Avicena”, gjatë ditës së nesërme në laboratorin “Bitpazar”, në bazë të së cilës do të bëhet plan për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve, ndërsa në Fondi tashmë punojnë në gjetjen e modelit të bashkëpunimit.
Filipçe përmendi se në pajtim me mendimin e epidemiologëve do të rritet numri i testimeve të nevojshme.
Sistemi për testime mobile është i gatshëm dhe ai do të fillojë të zbatohet ditëve në vijim.