Prej sot qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit detyrimisht me maskë, facoletë apo shall

Në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë prej sot është e detyrueshme mbajtja e maskës, facoletës, shallit apo ndonjë gjë tjetër për të mbuluar gojën dhe hundën. Qëllimi i kësaj, sipas masës së miratuar të qeverisë është të krijojë kushte për më shumë lëvizje, ndërsa më pas të garantojë mbrojtje.

Marketing

“Nga 22 prilli (e mërkurë), vendoset masa për të ndaluar lëvizjen e popullatës në komunat Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, pa mbajtur pajisje të përshtatshme mbrojtëse (maskë, facoletë, shall dhe të ngjashme), jashtë nga shtëpitë e tyre në të gjitha vendet publike dhe hapësirat e llojit të hapur dhe të mbyllur, si dhe ambiente të mbyllura, markete, dyqane dhe të ngjashme”, bënë të ditur nga Qeveria.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve të zvogëlojnë daljen e tyre jashtë shtëpive, vetëm për arsyet më të nevojshme, të tilla si të shkojnë në punë si dhe të lënë që vetëm një anëtar i familjes të dalë nga shtëpia për të blerë sende ushqimore dhe ilaçe nga marketet dhe barnatoret.

“Përforcohen masat në mënyrë që të mos ketë nevojë të ashpërohen kufizimet. Në vijim janë duke u zhvilluar përgatitjet për të lehtësuar kufizimet. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Për të qenë në gjendje të sigurojmë qetësim, së pari duhet të sigurojmë të gjithë mbrojtjen së bashku – maskë/facoletë, dy metra distancë, jo grupim. Qëllimi nuk është të ndëshkohet, por të sigurohet respektimi sa më i gjerë i masave, nga të gjithë”, thonë nga Qeveria.

Ministria e Drejtësisë duhet të rregullojë ligjërisht ndëshkimet për qytetarët që nuk respektojnë masat. Me dekret me fuqi ligjore rregullohet shqiptimi dhe niveli i gjobave të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që nuk do të respektojnë vendimet siç është grupimi në vendet publike dhe hapësirat e më shumë se dy personave, për mos përmbushje të minimumit të kërkuar, distanca prej dy metrash dhe mos mbajtja e pajisjeve mbrojtëse.

Së pari do të jepen vetëm paralajmërime, vetëm më pas dënime. Nëse vjen deri tek shqiptimi i dënimit, policia do të ketë për detyrë të sigurojë fotografi me të cilën do të justifikojë dënimin.

Në lidhje me lehtësimin e kufizimeve në territorin e të gjithë shtetit, kjo do të zhvillohet në disa faza. Bëhen plane për të zvogëluar kohëzgjatjen e orës policore, por me obligim të detyrueshëm për të mbajtur maskë/facoletë, ndërsa mbeten masat për ndalimin e grupimeve dhe distancë të detyrueshme prej dy metrash.

Marketing