Premier Leage tundon Rashicën/ Ylli i Kosovës larg Bundesligës?

E ardhmja e sulmuesit anësor Milot Rashica mund të jetë larg Gjermanisë.

Marketing

Werder Bremen dhe RB Leipzig duken gjithnjë e më larg për të rënë dakord për një marrëveshje për 24-vjeçarin, i cili po shqyrton mundësinë për tu larguar nga Bundesliga.

Për një kohë të gjatë, ylli i Bremen nuk dukej se ishte i interesuar për një lëvizje jashtë Bundesligës për shkak të dëshirës së tij për t’u bashkuar me RB Leipzig, me të cilin thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale.

Por negociatat midis Werder dhe RB Leipzig kanë ngecur, me tarifën e transferimit për 24-vjeçarin që është kthyer pengesë për të dyja klubet, të cilët duket se nuk do të arrijnë një marrëveshje.

Nga kjo situata duan të përfitojnë klubet e tjera që e kanë monitoruar prej kohësh yllin e Kosovës. Media me bazë në Bremen, Deichstube pretendon se Aston Villa, Leeds United dhe Napoli janë të interesuar për Rashica. Dhe ndryshe nga Leipzig, Aston Villa kuptohet se është e gatshme të plotësojë vlerësimin e Werder prej 25 milion € për përfaqësuesin e Kosovës.

Agjenti i Rashica, Altin Lala, përsëriti se klienti i tij ‘ka nevojë për një sfidë të re’, dhe pasi që një lëvizje në Leipzig nuk duket më realiste, 24-vjeçari tani do të ishte i hapur për t’u larguar nga Bundesliga.

Kontrata e Rashicës me Werder skadon në vitin 2022. Ai është paraqitur 74 herë për klubin, duke shënuar 24 gola dhe ka kontribuar me 14 asiste.