Premierligë, formacioni i javës

Përfundoi edhe xhiroja e katërt e njëra ndër kampionateve më atraktive në botë, Premierliga.

Marketing

Përballjet interesante dhe me plotë emocion nuk munguan as kësaj radhe në kampionatin elitar anglez.

Dy kandidatët potencial për titull, Manchester City dhe Liverpool shënuan fitoren të lehta ndaj Brighton përkatësisht, Burnleyt.

Ndërkohë, ekipet që kanë synim inkuadrimin në top-katërshe janë ndarë me barazim.

Chelsea barazoi befasisht ndaj Sheffield United, derisa Manchester United në udhëtim ndaj Southampton nuk shkoi më shumë se sa rezultat 1-1. Derbi i Londrës Veriore mes Arsenal dhe Tottenham gjithashtu përfundoi baras 2-2.

Më poshtë 11-shja e cila shkëlqeu në xhiron e katër të Premierligës:

Formacioni (4-3-3):

Angus Gunn | Southampton

Trent Alexander-Arnold | Liverpool

Virgil van Dijk | Liverpool

Fabian Schar | Newcastle

Patrick van Aanholt | Crystal Palace

Felipe Anderson | West Ham

Fabinho | Liverpool

David Silva | Manchester City

Jamie Vardy | Leicester City

Sergio Aguero | Manchester City

Sebastian Haller | West Ham.