Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot para banorëve të Semenishtit promovoi projektet e realizuara në këtë vendbanim ndërsa shpalosi edhe projektet e parapara në programin e ardhshëm për katër vitet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Në Semenisht kemi realizuar punë të qëlluara për banorët dhe ata i vlerësojnë ato. Fusha e sportit ku sot jemi mbledhur është projekti i fundit, gjithashtu është ndërtuar objekti i ri i shkollës fillore, zgjerimi i urës në hyrje të vendbanimit, instalimi i ndriçimit publik, si dhe bekatonizimi i disa rrugëve.
Edhe në programën tonë për 4 vitet e ardhshme për Semenisht dhe Çajlanë kemi përpiluar projekte të rëndësishme infrastrukturore si dhe zgjidhjen e problemit për ujë të pijshëm.