Premtimi i madh i Herolind Shalës para ndeshjes me Malin e Zi

Shala ka premtuar se do të japin gjithçka të hënën në “Fadil Vokrri” për t’i ndalur tri pikët në shtëpi.

Marketing

Kosova ka përfunduar përgatitjet para përballjes së madhe të hënën në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” do të kenë punë me Malin e Zi për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Herolind Shala, që pasi mungoi në shtator pritet të jetë titullar të hënën – u ka premtuar tifozëve se do të japin maksimumin në “Fadil Vokrri” për të arritur fitore.

“Përgatitjet kanë shkuar mirë para ndeshjes ndaj Malit të Zi. Jemi gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’iu bërë të lumtur. Jemi Kosova, jemi Dardanët 💙💛🇽🇰”, ka shkruar ai në Facebook.

Marketing