Nëpunës policor derisa kanë kryer aktivitete zyrtare kundër prerësve ilegal të drunjve në fshatin Goshincë dje janë sulmuar fizikisht nga më shumë persona.
Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për pastrimin e rastit.
Policia gjatë ditës së djeshme ka zbuluar rast tjetër të prerësve ilegal të drunjve, pasi nëpunës policor rreth orës 23 në rrugën lokale të fshatit Koliçan i Poshtëm drejt fshatit Pagarushë të Shkupit, derisa kanë kryer aktivitete zyrtare, kanë dhënë shenjë për ndalesë të dy kamionëve të ngarkuar me dru, me çka një automjet nuk e ka respektuar urdhrin dhe është drejtuar drejt nëpunësve policorë. Pastaj nëpunësit policor kanë shkrepur disa plumba në ajër edhe në gomën e prapme, por automjeti nuk ka ndaluar.
Pas masave të ndërmarra në fshatin Pagarushë është gjetur kamioni “Zastavë” i cili është konfiskuar me drunjtë, ndërsa është njoftuar edhe Policia pyjore. MPB punon në pastrimin e rastit.