Presidenca: Antikorrupsioni t’i kontrollojë thëniet për konflikt interesi për Musliun

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pas akuzave të paraqitura nga ana e VMRO-DPMNE-së për gjitha konflikt interesi nga ana e drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu kërkon që Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit menjëherë t’i kontrollojë thëniet. Nga Kabineti flasin edhe për përgjegjësinë politike nga, siç potencojnë, publikimin e informatave të pakontrolluara dhe spekulative të cilat mund ta prishin imazhin e shërbimeve të sigurisë në vend.

Marketing

“Lidhur me konferencën për shtyp të partisë politike VMRO-DPMNE në të cilën ceket konflikti i interesit nga ana e drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu lidhur me zgjidhjet kadrovike në AK -Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit që të njejtat t’i kontrollojë menjëherë”, thuhet në reagim.

Njëherit, shtojnë nga Kabineti i Presidentit, bëjmë thirrje për përgjegjësi politike nga publikimi i informatave eventualisht të pakontrolluara dhe spekulative të cilat mund ta prishin imazhin e shërbimeve të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut posaçërisht në periudhë kur vendet aleate nga NATO-ja po e zbatojnë procedurën për ratifikim të Protokollit për anëtarësim. .