Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konsensus total për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian është tërësisht i vetëdijshëm për rrjedhojat e rrezikut të agresionit aktual të Rusisë në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën për shtyp pas përfundimit tê takimit, ministri francez për çështjet europiane, Clement Baune, është shprehur, se Franca po tenton dhe do tê tentojë deri në momentet e fundt të presidencës së saj për të zhbllokuar ngërçin aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mban peng hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut. Ministri francez është shprehur se ka shpresë që pengesa aktuale do të hiqet në ditët e ardhshme :
« Presidenca franceze aktualisht po punon me Bullgarinë dhe Komisionin Europian për të hequr pengesën dhe për të përçuar një mesazh pozitiv idealisht në ditët e ardhshme » është shprehur ministri Clement Baune.
Presidenca franceze ka prezantuar aktualisht një propozim mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht është integruar përfshirja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në Kushtetutën e vendit, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin. Ministri Clemen Baune është pyetur nëse propozimi aktual francez mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut ka marrë më shumë në konsideratë kërkesat e palës bullgare, për të thirrur fitore, kur ndoshta nuk mund të bëhet fjalë për një fitore të vërtetë, pasi pala bullgare mund të vazhdojë të blllokojë më vonë procesin e negociatave të anëtarësimit me kërkesat e saj.
Clément Baune,
” Një kuadër negocimi me Bashkimin Europian nuk bëhet midis vetëm dy vendeve, por ne konstatojmë, që ka një ngërç bilateral prej disa muajve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mendoj se propozimi francez êshtë kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar me kujdes dhe ekuilibër me të dyja vendet dhe Komisionin Europian për të thënë, që mund të përfshihen disa çështje që nuk kanë karakter bilateral, por që kanë të bëjnë me shqetësimet e Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe këto çështje tê trajtohen në mënyrë të kufizuar dhe me kujdes. Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një targetimi. Eshtë pikërisht për këtë targetimi që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibi aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshmë që nuk më takon të komentoj “./Erisa Zykaj-tv Klan Bruksel/