Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, pret hap dhe dinamikë e re në negociatat me BE-në, mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapjen e klasterit të parë, gjatë presidencës spanjolle.
“Sot fillon udhëheqësia gjashtë mujore e Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e BE-së, kohë në të cilën kemi edhe shumë për të bërë për Evropë më të suksesshme dhe më të unifikuar me vendet nga Ballkani Perëndimor. Porositë nga kryeministri spanjoll, Pedro Sançez Perez, gjatë vizitës së tij në Shkup dhe motoja “Evropa më afër”, nën të cilën Mbretëria e Spanjës do të udhëheqë me BE-në janë konfirmim për përkushtimin e tyre në politikën e zgjerimit dhe fokusin e integrimit të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor. Katër prioritetet, në mesin e të cilave është edhe çështja e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, kanë të bëjnë me riindustrializimin e BE-së dhe sigurimin e autonomisë strategjike të saj, të tranzicionit ekologjik dhe drejtësisë më të madhe sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Mariçiq në porosinë me rastin e marrjes së udhëheqësisë së presiedencës së BE-së nga ana e Spanjës.