Presidentët e Maqedonisë së Veriut, më të privilegjuarit në rajon

Nga Qeveria thonë se për momentin nuk ekziston iniciativë për ndryshime të ligjeve për të drejtat e presidentit pas mbarimit të funksionit. Presidentët e Maqedonisë pasi të pensionohen janë më të privilegjuar se kolegët në Serbi, Kroaci dhe Kosovë, njofton REL.

Marketing

Për tre ditë vendi do të fitojë president të ri dhe pensionist të ri. Stevo Pendarovski do të inaugurohet në pozitë ditën e diel, kur presidenti aktual Gjorge Ivanov do të largohet nga funksioni që e ka ushtruar dhjetë vite. Me 59 vjet, sa i ka në momentin e përfundimit të mandatit Ivanov, sipas Ligjit për të drejtat e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe familjen e tij pas ndërprerjes së funksionit, mund të shkon në pension. Nëse nuk do të ishte president për realizimin e kësaj të drejte do të duhej të punojë edhe pesë vjet, përkatësisht deri në 64 vjet.

Sipas ligjit ekzistues, Ivanov përjetësisht ka të drejtë ta ketë pensionin aq sa e ka pasur edhe rrogën, të drejtë për zyrë dhe tre të punësuar. Këto të drejta tash më dhjetë vite është duke i shfrytëzuar ish presidenti Branko Crvenkovski. Ai u pensionua edhe më i ri se Ivanovi, 47 vjeç, kurse tani në moshën 57 vjeçare, po të mos ishte president, do të duhej të punonte edhe shtatë vite për të realizuar të drejtën e pensionit. Edhe Ivanov edhe Cërvenkovski kanë të drejtë të pensionit aq sa e kanë pasur rrogën, përkatësisht rreth 1200 euro.

Profesori nga Fakulteti i shkencave shoqërore Temellko Risteski thotë se te ne duhet të ndryshohet ligji pasi që, siç shton ai, presidentët janë mjaft të privilegjuar në krahasim me qytetarët e tjerë.

“Mendoj se duhet të motivohen ata njerëz, derisa nuk gjenden tu jepet ai pension, megjithatë jo tërë jetën. Është privilegj i madh, kurse ne jemi shtet i varfër”, vlerëson Risteski.

Nga Qeveria, në anën tjetër thonë se për momentin s’ka ndonjë iniciativë për ndryshime të ligjit për të drejtat e presidentit pas përfundimit të funksionit.

Në rajon me privilegje më të vogla

Motivimi për të punuar diçka, pas përfundimit të mandatit, që e përmend Risteski pjesërisht mund të detektohet në ligjet e Serbisë dhe Kroacisë. Që të dy vendet kanë nene në të cilat përcaktohet që presidenti ka të drejtë të kthehet në vendin e punës prej nga ka ardhur, kurse privilegjet si rrogë dhe zyrë i kanë të kufizuara me kohë.

Në Serbi, presidenti pas ndërprerjes së mandatit ka të drejtë për rrogë në shumën që e ka pasur edhe derisa ka qenë president deri në momentin kur të punësohet ose t’i plotësojë kushtet për pension, por siç përkufizohet në tekstin e atij ligi më së shumti gjashtë muaj nga dita kur i pushon mandati. E drejta për rrogë, parasheh ligji, mund të vazhdohet derisa ai t’i plotësojë kushtet për pension, por gjithashtu në kohë prej gjashtë muajve që donë të thotë gjithsej 12 muaj. Pas asaj periudhe, nëse nuk gjen punë, deri në realizimin e të drejtës së pensionit mund të merr kompensim në lartësi prej 80 përqind të rrogës që e ka pasur.

Për dallim nga Maqedonia, ish presidentët serbë kanë kohë të kufizuar të shfrytëzimit të zyrave dhe të punonjësve. Tek ne zyra u takon përjetësisht me tre të punësuar pa kufizim kohor, kurse në Serbi kjo mund të jetë më së shumti aq vite sa e ka ushtruar funksionin president.

Në Kroaci, në anën tjetër, ndryshime të ligjit janë miratuar para shtatë vitesh. Ngjashëm sikur në Serbi, përcaktohet se ai duhet të përpiqet të kthehet në vendin e punës ku ka punuar para se të bëhet shef i shtetit, kurse nëse nuk arrin të del në pension për shkak të moshës, lartësia e të cilës përcaktohet sikurse për çdo qytetar. Të drejtë për shfrytëzim të zyrës dhe punonjësve ka pesë vite pas përfundimit të mandatit.

Në Kosovë pas përfundimit të mandatit presidentët marrin 70 përqind të pagës që kanë marrë gjatë tërë jetës, kanë mundësi të punësojnë tre persona në zyrën e tyre, por edhe atje është e kufizuar në pesë vjet.

Në vendet perëndimore më të pasur

“Duhet të gjendet zgjidhje sikur në rajon për shkak se ne jemi vend i varfër, ngjashëm me ato nga rajoni jonë, edhe pse disa prej tyre janë në gjendje edhe më të mirë dhe nuk duhet të jepi tepër dorëlirë me privilegjet presidenciale”, thotë Risteski.

Vendet perëndimore në anën tjetër kanë shembuj më ndryshe. Në Gjermani presidentët prej ardhjes në detyrë deri në fund të jetës marrin rrogë prej 236 000 euro në nivel vjetor. Një pjesë e mediave atje e kritikojnë këtë, por arsyetimi është se ata zakonisht largohen nga funksioni në dekadën e gjashtë të jetës kur nuk është e mundur t’i përkushtohen ndërtimit të karrierës. E ngjashme është gjendje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku presidentët kanë privilegje të përjetshme.

Marketing