Presidenti Biden evakuohet në strehim të sigurt, një avion i paautorizuar shkeli hapësirën ajrore

Ekipet e Shërbimit Sekret të Presidentit Biden e çuan atë në një shtëpi të sigurt në Rehoboth Beach, Delaware, të shtunën, kur një avion privat shkeli hapësirën ajrore mbi shtëpinë e pushimeve që ai ka në qytetin e vogël bregdetar.

Marketing

Banorja vendase Susan Lillard vuri re një avion të vogël të bardhë që fluturonte mbi lagjen e Bidenit rreth orës 12:45 pasdite – një shkelje e kufizimeve të hapësirës ajrore e konstatuar nga forcat speciale që thirren gjithmonë kur presidenti është larg Shtëpisë së Bardhë.

Minuta më vonë, Lillard tha për CBS News, se pa dy avionë ushtarakë që fluturonin mbi qytet.

Autokolona e Bidenit, siç shihni foton, u largua nga shtëpia e tij drejt një stacioni zjarrfikës aty pranë, ku një SUV me presidentin dhe zonjën e parë hyri brenda ndërtesës dhe Shërbimi Sekret filloi të pastronte zonën.

Trafiku në Rehoboth Avenue u mbyll për më shumë se 20 minuta pasi u vlerësua kërcënimi i mundshëm, shkruajtën gazetarët lokalë në Twitter, citon noa.al.

Autokolona presidenciale ktheu Biden dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre pasi u lejua të rifillonte trafiku.

“Aeroplani u shoqërua menjëherë nga dy avionë ushtarakë dhe u largua nga hapësira ajrore e kufizuar”, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Guglielmi.

“Hetimi paraprak zbulon se piloti nuk ishte në kanalin e duhur të radios, nuk po ndiqte NOTAMS (Njoftim për pilotët) dhe nuk po ndiqte udhëzimet e publikuara të fluturimit,” shtoi ai, duke thënë se piloti do të merrej në pyetje nga hetuesit federalë.

Marketing