Presidenti Biden pret kryeministrin japonez Koshida në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Biden u takua sot me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Marketing

Biden tha se dyshja diskutuan “strategji sesi rajoni Indo-Paqësor të mbetet i lirë, i hapur dhe i zhvilluar” ndërsa Kishida raportohet se ngriti lart “lidhjen e fortë” mes SHBA e Japonisë.

Biden kishte shtruar tapet të kuq për Kishida në një darkë luksoze me muzikë nga këngëtari legjendar amerikan Paul Simon, teksa sipas mediave kërkonte të theksonte rëndësinë e Japonisë si një aleat thelbësor në rajonin Indo-Paqësor.

Kryeministri japonez u prit gjithashtu në një ceremoni të shkëlqyer në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë ku Biden tha se “partneriteti ynë është i pathyeshëm.”

Duke folur para ushtarakëve amerikanë me veshje ceremoniale, Biden ngriti lart gjithashtu rolin global në rritje të Japonisë dhe mbështetjen për Ukrainën nga pushtimi “mizor” rus.

Kishida përmendi në fjalën e tij lulëzimin e pemëve të qershisë që Japonia kishte sjellë në SHBA më shumë se një shekull më parë, të cilat çelin çdo pranverë në Uashington.

Nga çeshtjet kryesore të takimeve raportohet se është ristrukturimi e zgjerimi i komandës ushtarake amerikane në Japoni, e cila do të bëjë zgjerimin më të madh që prej viteve 1960, shkruan rrjeti AFP.

Konteksti i forcimit të lidhjeve me Japoninë sipas Biden është krijimi lidhjeve kundër Kinës dhe aleatëve të saj si Rusia e Irani, teksa bota po bëhet gjithnjë e më e pasigurtë nga konfliktet e fundit.

Marketing