Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka njoftuar drejtpërdrejt në televizion se ai ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. “Doli pozitivisht”, i tha një Bolsonaro, me maskë të vendosur, një grupi reporterësh të zgjedhur gjatë drekës së së martës, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net. Bolsonaro, 65 vjeç, ka trivializuar në mënyrë të përsëritur pandeminë dhe distancimin social, madje edhe pasi Brazili u bë vendi i dytë më i goditur në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Në mars, pasi Covid-19 mori viktimat e para në Brazil, populisti i ekstremit të djathtë përdori një adresë drejtuar kombit për tu mburrur që, nëse infektohej, ai do të “shkundte” sëmundjen falë aktiviteteve të mëhershme sportive që kishte bërë. Që nga ajo kohë, Bolsonaro ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje sociale dhe mitingje politike, shpesh duke vendosur maskat gabimisht, ose duke mos i vënë ato fare. Diagnoza e të parit të Brazilit vjen vetëm tre ditë pasi ai drekoi në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Brazil, Todd Chapman.
Marketing