Presidenti dhe Kuvendi do të bashkëpunojnë për agjendën e reformuese

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm e kanë theksuar rëndësinë e Parlamentit në realizimin e agjendës reformuese dhe të dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të shtetit në planin ndërkombëtar.

Marketing

Në takim, siç theksoi Kabineti i Pendarovskit, Xhaferi ia ka uruar Pendarovskit funksionin dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në pesë vitet e ardhshme.

Pendarovski dhe Xhaferi kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit e kanë theksuar rëndësinë që të gjitha institucionet në shtet në periudhën e ardhshme t’i drejtojnë kapacitetet e përgjithshme drejt realizimit të hapit të ardhshëm të rëndësishëm në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut – caktim të datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit kanë dakordësuar koordinim më të afërt të mëtejshëm të të dyja institucioneve në dobi të qytetarëve dhe në interes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.