Presidenti Erdoğan uron kryeministrin bullgar për fitoren e partisë së tij në zgjedhje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një thirrje telefonike ka uruar kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, për fitoren e partisë së tij në zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, presidenti Erdoğan e përgëzoi kryeministrin Borisov për faktin se Partia Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) doli e para në zgjedhjet në Bullgari.

Duke theksuar se Bullgaria ka arritur zhvillim ekonomik dhe stabilitet nën udhëheqjen e kryeministrit Borisov, presidenti turk uroi që procesi i formimit të një qeverie të re të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Marketing



. .

Marketing