Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është duke zhvilluar një takim me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në qendrën e krizës emergjente të Ministrisë së Brendshme për të diskutuar situatën në të gjithë Francën këtë mbrëmje.
Në mesin e të pranishmëve janë Elisabeth Borne, kryeministrja franceze, Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti.
45,000 oficerë të policisë janë vendosur në të gjithë vendin në përpjekje për të ndaluar protestat që kanë vazhduar për pesë mbrëmje radhazi, shkruan BBC.