Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, në lidhje me vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19), tha se “Vdekja është fati i gjithë botës”.
Bolsonaro iu drejtuar përkrahësve të tij të grumbulluar pranë pallatit Alvorada.
Pasi një nga mbështetësit e tij kërkoi nga ai që të dërgojë mesazh për të afërmit e viktimave të COVID-19, ai u shpreh se “Jam i pikëlluar për të gjithë që kanë vdekur, por vdekja është fati i gjithë botës”.
Fjalët e presidentit brazilian shkaktuan kritika.
Ai është në qendër të kritikave pasi nënvlerëson pandeminë e koronavirusit dhe nuk ka marrë masat e nevojshme kundër virusit.
Në Brazil deri më tani kanë vdekur 34.021 persona nga COVID-19.
Shteti i Amerikës Latine është epiqendra e pandemisë në kontinent, ndërsa është vendi me më së shumti raste pas SHBA-së.