Presidenti i Federatës Polake, Boniek: Ka nisur Lufta e Tretë Botërore në futboll

17:25 | 19 Prill 2021

Marketing

Presidenti i Federatës Polale, Zbigniew Boniek ka reaguar lidhur me Superligën Evropiane, duke thënë se është vendim jo i mirë.

Dje, zyrtarisht u konfirmua krijimi i Superligës Evropiane ku morën pjesë 12 gjigantë evropianë, derisa pritet të këtë edhe disa të tjerë, përcjellë lajmi.net.

Boniek e cilëson këtë ligë si nisja e Luftës së Tretë Botërore dhe mendon se do jetë vërtetë vështirë për t’a rindërtuar atmosferën.

“Le ta pranojmë, Lufta e Tretë Botërore është ka nisur, këtë herë në futboll. Nuk dihet se sa rëndë do të dëmtohet dikush. Bomba atomike tashmë ka shpërthyer. Besimi i autoriteteve të futbollit është dëmtuar seriozisht dhe do të dëmtohet deri në atë pikë sa do të jetë e vështirë për të rindërtuar një atmosferë të mirë “, deklaroi ai.

Klubet si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Porto dhe RB Leipzig kanë refuzuar të jenë pjesë e Superligës Evropiane./Lajmi.net/