Presidenti i FFM-së anëtar i ri i Komisionit për Asosiacione Kombëtare të UEFA-së

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini është emëruar anëtar i ri i Komisionit për Asosiacione Kombëtare të UEFA-së, trup që vendos për çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin europian dhe regullon marrëdhëniet ndërmjet Asosiacioneve anëtare të UEFA-së dhe Shtëpisë së futbollit europian.

Marketing

Kyçja e Muamed Sejdinit në një trup të rëndësishëm të UEFA-së është dëshmi për rolin e rëndësishëm që Federata e futbollit të Maqedonisë e ka në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përforcimin e bëshkëpunimit me asosiacionet tjera të futbollit.

President i Komisionit për Asosiacione Kombëtare është Servet Jardimçi-presidenti i Asosiacionit të futbollit të Turqisë, ndërsa në këtë Komision janë të kyçur gjithsej 15-të anëtarë, gjegjësisht persona udhëheqës nga po aq federata anëtare të UEFA-së dhe katër nënkryetarë.