Presidenti i Filipineve beson tek vaksina ruse: Do ta provoj i pari

Vaksina ruse anti-Covid19 ka gjetur mbështetësin e parë mes krerëve të shteteve. Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është shprehur se beson te vaksina dhe është ofruar të bëhet personi i parë që do t’i nënshtrohet asaj.

Marketing

“Besoj në vaksinën e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, tha presidenti Duterte.  Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.

Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata a ushqimeve dhe ilaçeve në vend.