Samiti i liderëve të BE, i planifikuar për të enjten dhe të premten, 24-25 shtator është shtyrë për në datat 1-2 tetor për shkak të një rasti me koronavirus të një zyrtari të Komisionit, ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është në karantinë.
Ndërkohë, një pjesëtar i stafit të Presidentit është infektuar me Covid-19. Një zëdhënës i Komisionit u shpreh se “Presidenti i Këshillit Evropian është informuar se një zyrtar i sigurisë me të cilin kishte kontakte javën e kaluar është diagnostikuar me Covid. Presidenti bëri testin dje dhe doli negativ.
Por sipas rregullave belge, ai është futur në karantinë që nga sot”. Në Samit ishin planifikuar shumë cështje për t’u diskutuar mes të cilave raporti me Turqinë pas konfliktit me Greqinë, por tani do të shtyhet për në fillim të tetorit.