Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, do të vizitojë kryeqytetin e Libanit, Bejrut, i tronditur nga një shpërthim masiv që shkaktoi vdekjen e shumë personave dhe dëme të mëdha.
“Nesër do të shkoj në Bejrut, për të treguar solidaritetin e Evropës me popullin e Libanit”, shkroi Michel nga rrjeti social.
Ai shprehu keqardhjen për shkak të shpërthimit duke shtuar “Do të jemi pranë atyre të ndikuar nga kjo dhe do të ofrojmë ndihma.”
Michel gjithashtu do të takohet edhe presidentin e Libanit, Michel Aoun dhe kryeministrin Hassan Diab.
Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në depon numër 12, ku gjendeshin lëndë shpërthyese, dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.
Deri më tani, sipas autoriteteve zyrtare, 154 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5 mijë janë plagosur nga shpërthimi.
BE më parë kishte vendosur një ndihmë prej 33 milionë eurosh dhe ekipe të kërkim-shpëtimit dhe pajisje. Ndërsa administrata e BE-se kishte kërkuar nga vendet anëtare që të rrisin mbështetjet e tyre ndaj Libanit.